Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë.
Në rastin e parë viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur gjithashtu në Prishtinë ku dy viktima femra kosovare kanë raportuar se babai i tyre mashkull kosovar ka kanosur ato me vrasje.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.