Një nuse që humbi vëllain e saj pak javë para se të martohej, e bëri atë “pjesë” të dasmës me anë të fotografive.
Vëllai i Catherine Carter, Shaun, vdiq në maj të këtij viti në një aksident dhe ajo u martua në korrik, transmeton Klan Kosova.
Ajo i bëri një kërkesë jo fort të zakonshëm fotografit të saj. Catherine dëshironte që vëllai i saj të ishte pjesë e fotosesionit.
Në fotografi mund të vihet re, Chatherine e cila pozon së bashku me nënën dhe njerkun e saj dhe prapa si në hije mund të vihet re Shaun që duket sikur i ka përqafuar.
“Kur e pash në fotografi nuk mund të ndaloja duke qarë”.
“Dëshiroja shumë që ta kisha atë në fotografitë e mia. Ai supozohej që duhej të ishte në dasmë, prandaj me anë të fotografive e bëra edhe atë pjesë të dasmës”, ka thënë Carter.
Kurse fotografi që i krijoi këto fotografi, Rachel, në fillim nuk dëshironte t’ia tregonte asaj fare fotografitë, pasi që frikësohej se do e pikëllonin shumë.
“Ajo më kërkoi që ta fusja e vëllain e saj brenda në fotografi. E paralajmërove që janë shumë prekëse dhe nëse prapë do dëshironte t’i shihnte. Ajo pranoi, por kur më telefonoi pasi i kishte parë ajo po qante”.
Që kur janë postuar këto fotografi në Facebook janë pëlqyer me mijëra herë.