Vendet e Quintit: Kosova në OKB, Serbia në BE

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:16 | Nga

Vendet e Quintit: Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia janë takuar në Uashington ku kanë diskutuar për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat serbe raportojnë se në këtë takim është diskutuar për marrëveshjen përfundimtare gjatë këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do ta bënte Kosovën shtet anëtar i OKB-së, kurse Serbia do të përparonte më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

Në këtë takim gjithnjë sipas mediave në Serbi po marrin pjesë drejtorët për Ballkanin të katër shteteve evropiane të ngarkuar, dhe zyrtari amerikan nga Departamenti i Shtetit, transmeton lajmi.net.

Për një marrëveshje përfundimtare gjatë këtij viti është shprehur i gatshëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet e tilla të shteteve të fuqishme po i cilëson si normale analisit politik, Dushan Janjiq.

Ai ka thënë se këto bisedime po zhvillohen në kohën kur Kosova dhe Serbia po i afrohen fazës finale të dialogut.

“Marrë para sysh se po afrohet faza finale e dialogut Serbi – Kosovë, e cila do të mbahet në nivelin më të lartë, përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme të Perëndimit do ta konfirmojnë qëndrimin e përbashkët rreth kufijve në të cilët do të zhvillohen ato bisedimeve”, citon “blic” të ketë thënë Janjiq .

Kur bëhet fjalë se çfarë mund të përmbajë plani i tyre për të ardhmen e Kosovës, Janjiq është i sigurt se këto shtete nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës për të cilën në opinionin serb flitet shpesh.

Megjithatë, fakti se takimi i fundit është mbajtur në Washington, për Janjiqin është indikativ, sepse, thotë ai, kjo shumë rrallë ndodh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme