Vendi që bie më pak shi nuk është shkretëtira. Mund të jetë e mbuluar me akull, por Antarktika është vendi ku bie më pak shi. Madje vendi më i thatë në botë ndodhet aty dhe quhet “Lugina e Thatë”, në të cilën shkencëtarët mendojnë se nuk ka rënë shi për afërsisht 2 milionë vjet.
Shiu nuk e lag gjithmonë tokën. Kjo ndodh në vendet e thata ose të nxehta. Shiu avullon përpara se të bjerë në tokë. Shkencëtarët i referohen këtij lloji shiu si shiu fantazmë.
Është normale që në Venus, ose në planete të tjera, shiu të jetë i përbërë nga acidi sulfurik ose metan. Ndërsa 5.000 vite dritë larg Tokës, shiu mund të jetë i përbërë nga metale.