Vendim për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Thesar – Ministrinë e Financave dhe Transfereve

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për situatën lidhur me COVID19, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për:

  • Pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore apo përmbarimore,
  • Pezullimin e të gjitha kërkesave drejtuar Thesarit për pagesa të drejtpërdrejta, sipas nenit 39 (2) të LMFPP, që ka të bëjë me faturat e papaguara mbi 60 ditë.
  • Pezullimin e përkohshëm të të gjitha kërkesave ndaj Thesarit (MFT) për rimbursime për persona fizikë dhe juridik.

Stafi i Thesarit do të bëjë trajtimin e kërkesave të pranuara deri më datë 11.03.2020. Ndërsa kërkesat e veçanta të lartshënuara të pranuara pas këtij afati pezullohen përkohësisht, dhe pas marrjes së një vendimi tjetër apo me shfuqizimin e vendimit për situatën e emergjencës shëndetësore, trajtimi i kërkesave do të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Përjashtimisht nga këto tri kategori të përmendura me lart, të gjitha pagesat e rregullta që bëhen nga organizatat buxhetore (niveli qendror dhe lokal) përmes Sistemit për Menaxhim të Financave Publike do të vazhdojnë të procedohen dhe paguhen nga Thesari pa asnjë kufizim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu vlen të theksohet se për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kërkesat të cilat vijnë nga palët, duke përfshirë edhe ato nga organizatat buxhetore, duhet të paraqiten vetëm përmes postës elektronike zyrtare (të skanuara), për të shmangur kontaktin fizik.

Të ngjashme