Vendimi i Gjykatës Komerciale, shkak i pezullimit të gurthemelit të Shkollës “Isa Boletini” në Podujevë

Podujevë | 08 Qer 2024 | 11:54 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori komunal i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka bërë të ditur se anulimi i ceremonisë për vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Komerciale që ia ndalon punimet operatorit fitues të tenderit, “Konstruktori ING”, raporton Ekonomia Online.

Fetahu tha se vendimin e kanë marrë dje pas përfundimit të orarit të punës.

“Më datën 30 (maj), Gjykata Komerciale ka marr një vendim të cilin nuk e ka përcjellë tek ne deri ditën e djeshme pas orarit të punës dhe atë nga operatori ekonomik, ku e pezullon aktivitetet e kompanisë që ka fituar tenderin dhe përkohësisht janë ndal punimet”, ka thënë Fetahu.

Në ceremoninë e planifikuar për në orën 11:00 ishte paralajmëruar se do të merrnin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Të ngjashme