Vendimi i ministrave të BE-së për vizat, Mandl: I vonuar, por arsye për të qenë të lumtur

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pas miratimit për vendimin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, Mandl e konsideron këtë hap si shumë të vonuar.

“Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës.

Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh, njofton Klankosova.tv

Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës së saj të vizave me atë të BE-së.

Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard.

Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve.

Të ngjashme