Vendimi për Grupin Drenica merret në korrik

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 16:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Të dy ish-komandantët e UÇK-së kanë dalë sot para Gjykatës Supreme, e cila është shkalla e fundit e gjykatës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Vendimi për rastin merret në muajin korrik të këtij viti.

Greg Smith avokat mbrojtës i Sylejman Selimit ka thënë se “Gjykata e Apelit gjatë nxjerrjes së aktgjykimit vet nuk ka përmend fare një numër dëshmitarësh të cilët kanë qenë në kundërthënie me dëshminë e dëshmitarit A, prandaj ka pasur një dështim në shqyrtimin dhe procesverbalit në përgjithësi, asgjë siç kërkohet në ligjin e Kosovës”.

“Ka diçka në këtë rast që është unike, dhe kjo analizë nuk është bërë në asnjërën prej gjykatave, trupi gjykues ka sjell një koncept të ri e ai është koncept i dëshmitarit armiqësor”, ka thënë ai.

Në ndërkohë edhe avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka thënë se pret që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.

Gjykata Supreme pritet ta japë verdiktin përfundimtar në këtë rast lidhur me akuzat për krime lufte ndaj tre të akuzuarve.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t’i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike.

Të ngjashme