Vendimi për grupin “Drenica” do të merret në shtator

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 08:21 | Nga

Vendimi për rastin “Drenica”, pritet t’u kumtohet palëve gjatë muajit shtator. Arsyeja pse gjykata nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë më parë, është fakti se gjyqtarët e EULEX-it, për disa javë kanë qenë pa mandat dhe si rrjedhojë, nuk kanë mundur të ndërmarrin asnjë veprim.

Njëmbëdhjetë ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si “Grupi i Drenicës”, aktvendimin e Gjykatës së Apelit duhet ta presin deri në muajin shtator, shkruan Zëri.

Ndonëse gjyqtari i rastit, Roman Rab, në përfundim të procesit gjyqësor kishte paralajmëruar se vendimi në lidhje me këtë rast do të merret në muajin korrik, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, krejt kjo si pasojë e zvarritjes së vazhdimit të mandatit të EULEX-it nga institucionet vendore.

Ish-pjesëtarët e Zonës Operative të Drenicës, tash e një kohë të gjatë janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, pasi që i ishin drejtuar me ankesë shkallës së dytë ku kishin kërkuar nga kjo gjykatë që ta korrigjojë vendimin e Gjykatës Themelore, e cila i kishte dënuar ata me dhjetëra vjet burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme