Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në qendër të kryeqyteti po zbatohet edhe sot. Policia e Kosovës po zbaton masat emergjente të Komunës së Prishtinës që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Kjo ka bërë që të shihen pak vetura në qendër. Përderisa në hyrje të kryeqytetit janë krijuar kolona. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar të rrethi kryesor në hyrje të Prishtinës.
Duke filluar në ora 06:00 të mëngjesit e deri në orën 22:00 lëvizja e veturave do të jetë e kufizuar.
Brenda qytetit të Prishtinës do të lejohen vetë automjetet e transportit publik, atyre emergjente, automjetet e Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it dhe taksitë e licencuara. Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.
Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunalë dhe disa ministrive.
Zona e ndaluar përfshijnë këto rrugë:
- Bulevardi “Bill Clinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja e “Bill Clintonit”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamurit;
- Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
- Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
- Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;
- Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”;
Me ndalimin e veturave, komuna ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin pa pagesë nëpër qytet me autobusët e trafikut urban.
Më poshtë keni llojet e automjeteve qarkullimi i të cilave do të ndalohet, rrugët nëpër të cilat është i ndaluar trafiku dhe hartën me rrugët e kryeqytetit:
Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit:
- N D A L O H E T shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
- N D A L O H E T qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00 – 22:00, përveç:
- Automjeteve të transportit publik;
- Automjeteve emergjente;
- Automjeteve të Policisë së Kosovës;
- Automjeteve të misioneve diplomatike;
- Automjeteve të FSK-së;
- Automjeteve të KFOR-i;
- Automjeteve të EULEX-i;
- Automjeteve të Drejtorisë së Inspeksionit;
- Automjeteve – taksi të licencuara;
- Automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese.
III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:
- Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!
- Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
- Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
- Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;
- Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”;
- Transporti i udhëtarëve nga NPL “Trafiku Urban” në intervalin kohor të cekur në pikën I, do të bëhet pa pagesë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
- Furnizimi i bizneseve me mallra duhet të kryhet në intervalin kohor prej orës 22:00 – 06:00.
- Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Inspekcionit.
VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.
VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.