Presidenti Donald Trump po përgatitet që të falë dhe të zbresë dënimin për rreth 100 persona në prag të lamtumirës së tij në Shtëpinë e Bardhë, por në një furi vendimesh që manjati është gati të nënshkruajë në prag të lamtumirës së tij në Shtëpinë e Bardhë emri i tij nuk duhet të shfaqet, në kundërshtim me thashethemet e përhapura ditët e fundit.
Në listën e personave që do të marrin faljen presidenciale janë kriminelë me kollare (nëpunës), të dënuar për krime penale, reperë të profilit të lartë dhe miq dhe aleatë të vjetër si Steve Bannon ose Rudolph Giuliani. Ndër zërat e javëve të fundit gjithashtu mundësia e faljes parandaluese për anëtarët e familjes.
Shtëpia e Bardhë zhvilloi një takim të dielën për të finalizuar listën e faljeve, thanë dy burime për CNN.
Trump, i cili kishte shpërndarë falje dhe zbritje dënimesh në një klip përpara Krishtlindjeve, i kishte pezulluar ato pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, sipas zyrtarëve të cituar nga CNN.