Vendimi i rëndë që e mori ministri turk për dilerat e drogës

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 18:18 | Nga

Ministri i Brendshëm i Turqisë Sulejman Soylu ka marr vendim që tregtarëve të drogës t’i thyejë këmbët nëse shihen duke kryer këtë veprim.

Ai është kritikuar nga Shoqata Turke për të Drejtat e Njeriut (IHD). Mirëpo për këtë ministri i Brendshëm turk është zotuar që e merrë të gjithë përgjegjësin mbi vete.

“Nëse një tregtar është pranë një shkolle, policia ka për detyrë të thyejë këmbën e tij. Bëni dhe më fajësoni, edhe nëse kushton pesë, 10, 20 vjet në burg – ne do të paguajmë”, është shprehur ministri Soylu.

Ai tha se konfiskimi i forcave të sigurisë ose 20 ton heroinë në vitin 2017 e kishte bërë atë një vit rekord për trafik droge.

Ai tha se Turqia duhet të luftojë kundër tregtarëve të drogës ashtu siç lufton Partinë Rebele të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Komentet e zotit Soylu erdhën si një goditje për shumë njerëz në Turqi. Disa njerëz e falënderuan dhe e lavdëruan atë për atë që ata e perceptuan si trimëri në luftën kundër trafikut të drogës.

Një deputet nga Partia Popullore Republikane (CHP) e opozitës ka ngritur tashmë një padi kundër z. Soylu për “nxitje për të kryer një krim”.

Por zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin tha se komentet e zotit Soylu treguan vendosmërinë për të çrrënjosur abuzimin e drogës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme