Kryesia e Kuvendi ka marrë vendim që për të hënën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së propozuar nga Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas mbledhjes ka thënë se kanë marrë vendim që seanca e radhës të mbahet të hënën në ora 11:00 sipas kërkesë së mandatarit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.
“Përfunduam një mbledhje të shpejt. Mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit për paraqitjen e seancës plenare me 3 shkurt dhe do të mbahet me 3 shkurt në orën 11:00”.
“Mbledhja e Kryesisë vendosi që seanca plenare të Kuvendit të për votimin e përbërjes së Qeverisë”.
Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet me 3 shkurt, një ditë para se të skadojë afati kushtuese prej kur Albin Kurti ka marrë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi për propozimin e kabinetit qeveritar në Kuvend.
LEXONI EDHE: