Qeveria e Kosovës ka aprovuar buxhetin prej 2.4 miliardë euro për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arrit t’i adresojnë të gjitha kërkesat për ministrit dhe organizatave buxhetore.
Tutje Bajrami ka thënë se pritet të ketë tkurrje këtë vit në ekonominë e vendit me 6.7%, dhe rritje në vitin 2021 me 5.1%.
“Mendoj se kemi bërë më të mirin për të përgatitur një projektbuxhet që është gjithë përfshirëse duke shpresuar që pandemia të përfundojë së shpejti dhe si rezultat nuk kemi arrit ti adresojmë të gjitha kërkesat e ministrive dhe organizatave buxhetore”.
“Deri në fund të vitit ekonomia e Kosovës pritet të tkurret me 6.7%. Gjatë vitit 2021 ekonomia pritet të rrite me rreth 5.1%. Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jena 2.4 miliardë euro”.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë se gjatë procesit është bërë gabim teknik ku janë larguar disa projekte.
“Mendoj që është bërë gjatë procesit një gabim teknik sepse jemi dakorduar disa projekte me ministrinë tonë por janë hekur. Projektet janë të ndërmarrjeve regjionale të ujërave.
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë se vitin e ardhshëm FSK-ja pret mbi 400 kandidat, raporton EO.
“FSK-ja vitin e ardhshëm do të pranojë mbi 400 kandidat she ato kapin vlerën prej 2.4 milionë euro dhe besoj që kjo do të adresohet”.
Mirëpo ministrja Bajrami ka thënë se për këtë propozim nuk ka ndonjë burim, ajo ka kërkuar nga ministri Quni të gjej ndonjë burim në ministrin e mbrojtjes.