Në mbledhjen e Qeverisë Arsim Tahiri është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Propozim-vendimi mori votat e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Tahiri do ta ketë një mandat katërvjeçar.
“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që z. Tahiri të emërohet në pozitën e Drejtorit të Shërbimit Sprovues”.