Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gjendjes së emergjencës shëndetësore në Kosovë të shpallur tri vite më parë për shkak të pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se duke u bazuar në rekomandimin e IKShPK-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik tha se duhet që të mbyllet kjo emergjencë.
“Pas tri vjetësh nga mesi i marsit kur është shpallur emergjenca në Kosovë në lidhje me pandeminë, MSH-ja duke marr parasysh situatën në Kosovë, në rekomandim të IKShPK-së dhe mbështetur në deklaratën e OBSH-së për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, kërkon nga Qeveria që të mbyllet Emergjencës së Shëndetit Publik. MSh do të përcjell situatën dhe ne lidhje me këtë do të ndërmerren hapa”, tha ai.