Disa qytetarë kanë vendosur fotografinë e komandantit legjendar Adem Jashari edhe në kullën vrojtuese të Koshares.
Këta qytetarë i thanë Klankosova.tv se kanë një kërkesë për institucionet.
“Kërkojmë nga shteti që tani e tutje ky vend të ketë roje nga ushtarët e FSK-së ose Policia e Kosovës, sepse ky simbol i shenjtë nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush, kjo kullë vrojtuese bart një histori në vete”.
Bashkë me fotografinë e Adem Jasharit u vendos edhe emblema e UÇK-së.