Vendoset gur-themeli për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në Drenas

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Vendoset gur-themeli për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim drejtorin e OJQ-së “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi dhe drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, ku edhe kanë vendosur gur themelin për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në ngastrën kadastrale komunale ku edhe është miratuar në Kuvend.

Pas nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit me këtë shoqatë javë me parë, dhe miratimit të propozim vendimit në Kuvendin Komunal për ndarjen e parcelës, sot është finalizuar me vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore, përkatësisht ndërtimin për qendrën e grave.

Fillimisht, kryetari Lladrovci, drejtorin e shoqatës nga Kuvajti, Mahmoud Al Najadi, dhe drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj i ka pritur në zyre ku edhe ka falënderuar drejtorin Al Najadi për angazhimin e tij për t’i përkrahur me projekte Komunën e Drenasit. “Ju jam shumë mirënjohës juve, popullit tuaj dhe të gjitha shoqatave nga Kuvajti për angazhimin që po bëni për të përkrahur Drenasin në zhvillimin ekonomik. Ne jemi angazhuar menjëherë pasi kemi nënshkruar memorandumin për t’i kryer të gjitha procedurat ligjore që sa më shpejt të jetësohet ky projekt i cili do t’i ndihmonte shoqatave të grave. Jam i gatshëm për të bashkëpunuar edhe ne realizimin e projekteve të tjera ne të mirën e Komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Drejtori i shoqatës nga Kuvajti “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe bashkëpunimin e shpejt që kanë ofruar për fillimin e punimeve të këtij projekti. “Jeni treguar shumë efikas dhe u jam mirënjohës që brenda dy javësh pas nënshkrimit të memorandumit, sot po vendosim edhe gur themelin për ndërtimin e kësaj qendre. Do të jemi bashkëpunues edhe ne të ardhmen për realizimin e projekteve në Drenas”, ka thënë Al Najadi.

Sipas donatorit nga shteti i Kuvajtit, ndërtimi i kësaj qendre edukativo-kulturore, do të filloj së ndërtuari pjesa e vrazhdë gjatë këtij viti, ndërsa finalizimi do të behët në qershor të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme