Rreth 1.5 milion euro janë ndarë për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Podujevë, gurthemeli për vendosjen e të cilit është vënë sot ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti tha se tregu i gjelbër do të jetë një qasje shtesë si për qytetar konsumator gjithashtu edhe për bizneset e Llapit edhe më gjerë
“Do t’i ketë tri etazhe, do të ketë podrum, përdhese dhe do të jetë kati i I. Podrumi do të jetë depo dhe parking, kati i parë do të jenë dyqane, por gjithashtu do të ketë edhe katin tjetër i cili do të jetë me 40 tezga për fruta dhe për perime. Tregu i gjelbër në këtë mënyrë do të jetë një qasje shtesë si për qytetar konsumator gjithashtu edhe për bizneset e Llapit edhe më gjerë. Është një investim prej 1.5 milion euro, punimet do të bëhen për 300 ditë”, tha Kurti gjatë vendosjes së gurthemelit të Tregut të Gjelbër.
Kurse, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se qeverisja Kurti po jep ndihmë në gjitha segmentet si komunës ashtu në përgjithësi në Kosovë.
“Data e sodit është e veçantë për arsye se sot katër vite,VV-ja ka fituar për herë të parë në Llap. Ky është një projekt i kamotshëm, i pritshëm për të pasur ata të cilët i zhvillojnë këtë veprimtari dhe kemi të bëjmë me lokacionin e vjetër të stacionit të autobusëve. Duhet falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal pasi është në bashkëpunim me komunën. Krejt këto po bëhen në saj të një qeverisje të mirë të Kurtit dhe ndihmën që po e jep në gjitha segmentet si neve si komunë dhe në përgjithësi në Kosovë”, tha ai.