Mali i zi po vazhdon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me virusin Covid-19.
Deri tani, më shumë se 31 mijë persona në këtë shtet janë konfirmuar pozitiv me Coronavirus.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi, vendosi orë policore.
Qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Me këtë rast u vendos shkurtimi i orëve të punës së njësive hotelierike.
Masat do të zbatohen nga e mërkura, 25 nëntor deri më 8 dhjetor.