Një fotografi e vitit 1918 në kohën kur u përhap Gripi Spanjoll, është shpërndarë në rrjetet sociale së fundi pasi që në të shihen tre burra duke bartur maskë dhe një mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’.
Gripi Spanjoll, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Duke zgjatur nga Janari 1918 deri në Dhjetor 1920, ai infektoi 500 milion njerëz apo rreth një e katërta e popullsisë së botës në atë kohë. Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milion në 50 milion, dhe ndoshta deri në 100 milion, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.
Atë kohë ishte rekomanduar mbajtja e maskave si mënyrë e parandalimit për tu infektuar nga ky grip.
E një fotografi e tre personave e vitit 1918, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale ku ata shihen me maska në fytyrë, derisa njëri nga ta mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’.
Sot në vitin 2020 gjithashtu është duke u rekomanduar mbajtja e maskave në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë koronavirus.
Deri më tani janë konfirmuar mbi 14 milionë raste në tërë botën me këtë virus, derisa mbi 600 mijë kanë vdekur.
Numri të infektuarve është duke rritur, kjo edhe si pasojë e mos respektimit të mbajtjes së maskës.