Vdes veterani 100 vjeçar nga Coronavirusi, vëllai i tij binjak kishte vdekur nga gripi spanjoll 1 shekull më parë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një veteran 100 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore që vdiq nga Covid-10 kishte humbur vëllanë e tij në pandeminë e vitit 1918, tha nipi i tij.

Philip Kahn është veterani më i vjetër në Nassau County, New York, sipas familjes së tij dhe ka qenë i frikësuar që një pandemi tjetër do të ndodhte në jetën e tij, tha nipi Warren Zysman për CNN, njofton Klan Kosova.

“Ishte diçka që ai e tha mjaft shpesh. Sa herë që kisha biseda me të ai do të më thoshte: “Unë ju thashë se historia përsëritet vetë, 100 vjet nuk është një periudhë e gjatë”.

Kahn dhe vëllai i tij, Samuel, kanë lindur më 5 dhjetor të vitit 1919. Vëllai i tij vdiq disa javë më vonë.

Pandemia e gripit të vitit 1918, e shkaktuar nga një virus i njohur më parë si “gripi Spanjoll”, vlerësohet se la të vdekur më shumë se 50 milionë njerëz në gjithë globin dhe rreth 675,000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme