Vepra e Joseph Haydn, “Mesha në Kohën e Luftës” do të interpretohet nesër nga një numër i artistëve në koncertin vokalo-instrumental. Ky koncert do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë në shënimin e 258 vjetorit të lindjes së kompozitorit Haydn.
Dirigjenti Rafet Rudi vlerësoi lartë veprën e Joseph Haydn. Ai tha se është një vepër që ka një karakter premtues me tema melodioze.
“Vepra quhet “Mesha në kohën e luftës” por është interesant koha kur është shkruajtur kur Hajdi e ka kompozuar veprën, Austria ka qenë nën ethet e luftës dhe madhështia e Hajdit është se ai në ato rrethana ka shkruajtur një vepër optimiste, një vepër me një karakter jashtëzakonisht premtues, jashtëzakonisht me tema melodioze bile fjala e fundit që kumbon në vepër është fjala paqe dhe kjo meshë më tepër është meshë e paqes”.
Të lumtur rreth pjesëmarrjes së tyre në këtë koncert për interpretimin e kësaj vepre ishin edhe solistët.
Mariana Lekaj, falënderoi dirigjentin për ftesën për pjesëmarrje, duke shtuar se është kënaqësi të punohet në Kosovë.
“Sa herë vij këtu me thënë të drejtën është një kënaqësi. Puna që bëhet me korin, orkestrën, dua të falënderoj dirigjentin për ftesën”.
Frano Lufi tha se në këtë vepër dëgjohet kombinimi i trumbave dhe tambureve. Ai shtoi se me këtë ritëm në kohë të luftës kërkohet paqja ashtu siç edhe në jetën reale kur zhvillohen luftërat.
Mexosoprano nga Bullgaria, Daniela Diakovaftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ndjekin këtë koncert, duke shpresuar se do të realizohet me sukses.
“Unë jam shumë e lumtur që ndjehet kjo atmosferë e këtij koncerti të mrekullueshëm dhe me këtë vepër të mrekullueshme e cila e nderon edhe Prishtinën”.
Ndërsa tenori Mihail Mihaylov tha se ajo që është e veçanta e kësaj muzike është se i bashkon njerëzit.
“Mendoj që kjo muzikë është rreth kësaj është që të bashkoj njerëzit dhe jam shumë i lumtur që të jem nga një vend në tjetër dhe të bashkojmë njerëzit përmes muzikës”.