Në këtë libër, ai imitoi personalitetet e tyre, dhe propozoi që në vend të miratimit të çfarëdolloj ligji kundër disidentëve fetarë, do të qe më e përshtatshme që thjesht të vriten të gjithë ata. Në fillim, shumë konservatorë anglikanë e morën seriozisht këtë propozim, por së shpejti u zbulua autorësia e Defo dhe ai u arrestua në vitin 1703 për shpifje me qëllim nxitjen e rebelimit.
Defo u dënua për të “qëndruar tri herë në shtyllën e ndëshkimit, të paguajë një gjobë prej 200 markash, dhe mbetej në Njugejt, derisa sa të mund ofronte garanci për sjelljen e tij të mirë për 7 vjet”. Në burgun e Njugejtit, Defo shkroi “Një himn për shtyllën ndëshkimore”, e cila u shit në rrugë gjatë njërës prej seancave të tij në shtyllën e ndëshkimit.
Besohet se poema fitoi zemrat e turmës, e cila në vend se ta gjuante me ushqime të kalbura dhe priste veshët, sikurse ndodhi me disa disidentë puritanë pak javë më parë, spektatorët e zbukuruan shtyllën e ndëshkimit me lule. Një biograf i Defo, tha më vonë se “askush në Angli përveç Defo nuk qëndroi ndonjëherë në një shtyllë ndëshkimi, dhe më vonë të rritej në rëndësi në mesin e njerëzve të tij”.