Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një konferencë për media nga selia qendrore e partisë ku edhe ka treguar për vendimin final të Kryesisë për të marrë pjesë në votimin për presidentin, vendim ky që Abdixhiku pret të respektohet edhe nga deputetët e partisë.
E, për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër Saim Tahiraj, veprimtar i hershëm i LDK-së dhe ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.
Tahiraj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se nëse deputetët e këtij subjekti e votojnë Vjosa Osmanin, kjo do të jetë tradhtia e dytë pas votimit të Hashim Thaçit.
Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
Mes të tjerave, ai thekson se për këtë veprim dënimi me votë do jetë edhe më i madh për LDK-në.
Ja shkrimi i tij:
Nëse deputetët e LDK-së votojnë, do të jetë tradhtia e dytë pas votimit të Hashimit!
Ky veprim është thikë pas shpine ndaj anëtarësisë besnike të LDK-së.
Nëse do e bëjnë këtë tradhti mallkimi ynë do jetë i madh, por edhe dënimi me votë do jetë edhe më i madh!