Vera e 2018-s në Britani, më e nxehta në histori bashkuar 4 viteve të tjera

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 18:32 | Nga

Kjo e sivjetshmja është vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani. Valët përvëluese të saj, së bashku me ato të viteve 1976, 2003 dhe 2006 janë më të mëdhatë e shënuara që prej fillimit të regjistrimeve në vitin 1910.

Termometri këtë vit u rrit ndjeshëm në mbarë vendin që në muajin qershor, e vazhdoi me temperatura mbi normalen edhe në korrik.

“Kushtet e thatësirës e të të nxehtit i dhanë udhë vazhdimit të situatës përgjatë gushtit”, thonë ekspertë të Zyrës Meteorologjike, që sqarojnë se një verë e tillë përvëluese nuk është çudi të krijojë kushtet për një vjeshtë të pazakontë në vend.

Britania, simbol europian i shiut, po përballet gjithmonë e më shumë me ditë të nxehta plot diell. E ndërsa në Shqipëri, këtë verë vranësirat – sidomos në 15-ditëshin e parë të gushtit – ishin më të pranishme së ndonjëherë tjetër deri edhe në bregdet, Anglia, por edhe të tjera vende europiane, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia u përballën me një të nxehtë që e kapërcente nivelin e dëshiruar.

Një numër kaq i madh valësh të nxehti sa këtë verë ishte i pazakontë për anglezët, disa nga të cilët e quanin mrekulli, ndërsa të tjerë një vuajtje të shtuar.

Cili është shkaku i kësaj situate? Ekspertët fajësojnë sjelljen e “çuditshme” të një fronti të ngrohtë. Britania, sipas tyre qëlloi të ishte pikërisht në rrugën e tij, e kjo ka sjellë temperatura të këtyre niveleve, ndërsa llogaritet edhe roli i një tjetër faktori, ngrohjes së planetit, siç pretendojnë studiuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme