Verë e bardhë Rahoveci

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Xhevdet Bajraj)

Sa herë që binte në gjumë
poeti
një muzë
e lidhte kalin
para derës
dhe i hynte në ëndërr
zbathur
shkelte
si gratë kur e shkelin rrushin
për ta bërë verë

Një ditë prej ditësh
poeti vdiq në gjumë
muza mbeti e bllokuar në ëndërr
zbathur

E morën poetin dhe e varrosën
e mbollën në fushë
Pas një kohe
nga varri i tij
mbiu një hardhi rrushi
nga kokrrat si majat e gjinjve të saj
rridhte verë e bardhë
natyrisht
verë Rahoveci

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme