“Verratti e do Barcën, kërkim faljen e detyroi presidenti i PSG-së”

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 09:20 | Nga

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka kërkuar që Marco Veratti të kërkojë faljet publikisht gjithnjë sipas një eksperti.

Verratti u ka kërkuar falje tifozëve dhe klubit të PSG-së në një video për spekulimet për transferimin e tij.

Megjithatë, Antoine Maumon, gazetar i sportives L’Equipe, i ka thënë Radio Barcelonas se video ka qenë ide e presidentit Al-Khelaifi.

“Ishte presidenti Nasser Al-Khelaifi i cili detyroi Verrattin që të realizojë videon me kërkim falje”.

“Barca ende e do Verrattin përkundër videos, dhe ai po ashtu dëshiron Barcelonën. Ai kërkoi falje në video, por ne duhet ta shikojmë sjelljen e tij dhe të agjentit të tij”.

“Nuk besoj se ai do të kalojë këtë verë te Barcelona”, u shpreh agjenti i lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme