Përmbytjet në Zelandën e Re kanë shkaktuar sot mbylljen e disa autostradave kryesore në ishullin e jugut, ku janë bërë evakuime si pasojë e shirave të rrëmbyer.
Në një deklaratë nga këshilli i distriktit Timaru, banorët që jetojnë pranë lumit Rangitata afër qytetit Timaru në bregdetin lindor, u kërkuan të braktisnin pronat e tyre teksa lumi vërshonte në nivele të larta.
Autostrada shtetërore 1, që lidh Christchurch me Tiramu është mbyllur.
Liqenet në pikat turistike Queenstown dhe Wanaka dolën mbi nivelet normale në fillim të javës, duke shkaktuar mbylljen e rrugëve dhe bizneseve.