50 persona kanë vdekur nga vërshimet që kanë përfshirë krahinën jugore Sulawesi në Indoezi.
Autoritetet kanë njoftuar se dhjetëra të tjerë janë zhdukur, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër mbi tre mijë e 400 veta janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pas reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme që kanë goditur rajonin gjatë së mërkurës.
“Kurrë s’kam parë diçka kaq të keqe”, ka thënë Syamisbar nga Agjencia e Katastrofave.
Të enjten numri i të vdekurve ka qenë 30, ndër sa sot deri tash, shifra është dyfishuar.