Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ishte në terren për të parë së afërmi lokacionet e prekura nga vërshimet.
Ekipet e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që janë në terren për sanimin e problemeve që janë shfaqur, raportojnë që në shumicën e rasteve në shtëpitë individuale problemi qëndron tek mos-ndarja e pusetave të kanalizimeve fekale nga ujërat atmosferik.
Deri më tani në qendrën e thirrjeve Emergjente 112, janë raportuar njëzet e pesë(25) raste në të cilat tashmë është ndërhyrë dhe situata është e menaxhueshme.
Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja ti adresoni tek numri emergjent 112.