Një shi i rrëmbyeshëm që ka rënë dje në fshatrat e Prizrenit dhe Rahovecit, ka dëmtuar shumë kulturat bujqësore, raporton Ekonomia Online.
Një qytetar i fshatit Piranë e Prizrenit në adresë të Ekonomia Online, ka dërguar pamje nga fshati i tij, ku shihen dëmet që janë shkaktuar në tokat bujqësore.
Po ashtu, janë vërshuar edhe arat e fshatit, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe serra.
Banori ka thënë se kjo situatë i përcjellë bujqit e kësaj ane sa herë që ka reshje të mëdha të shiut.
Këto janë pamjet nga fshati Piranë: