Vërshimet përfshijnë komplet një lagje në Fushë-Kosovë, rrugë të bllokuara e vetura në ujë

Fushë-Kosovë | 11 Jan 2021 | 11:33 | Nga Aulona Sylaj

Lagjja “Dardania” në Fushë-Kosovë është vërshuar komplet pas reshjeve të shiut dhe borës që kanë rënë ditëve të fundit.

Ekipi i Ekonomia Online ka vizituar të hënën këtë lagje, dhe sikur shihet në pamjet e xhiruara nga kameramani Haxhi Shigjeqi, gjendja është e rëndë pas vërshimeve.

Objekte e vetura janë vërshuar nga uji, ndërsa lëvizja e qytetarëve është shumë e rrallë.

Policia dhe kompanitë për tërheqjen e veturave kanë dalë në vend të ngjarjes, për të larguar veturat që po pengojnë dhe lëvizjen e ekipeve emergjente.

Gjendje e keqe raportohet edhe në lagjen “Eliza”.

Të ngjashme