Versioni i Policisë për vrasjen në Gjakovë

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 10:11 | Nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së dyfishtë në fshatin Jahoc të Gjakovës.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar për motive të panjohura, në një restorant pasi ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull K-Shqiptar ka qëlluar edhe veten. Si pasojë të dy personat kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme