Verstappen i “shkel” të gjithë në Hungari

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se e pati pozitën e dytë startuese në garën për shpërblimin e madh të Hungarisë kjo nuk paraqiti problem për kampionin aktual në Formula 1 Max Verstappen.

Ish kampioni Luis Hamilton arriti që të qëndroj në pozitën e parë vetëm deri në kthesën e parë të shtegut Hungaroring përcjell klankosova.tv.

Kjo pasi aty e mori kryesimin e garës Verstappen dhe më pas dominoi deri në fund të saj duke e lënë pozitën e dytë plot 33 sekonda prapa.

Holandezi me këtë rast e arriti fitoren e 7-të rresht duke e barazuar rekordin e Michael Schumacher dhe Nico Rosberg.

Me këtë rast ai ia siguroi edhe fitoren 12-të rresht ekipit Red Bull duke e thyer rekordin e McLaren-it.

E pikërisht piloti i kësaj të fundit Lando Norris përfundoi i dyti.

Ndërsa piloti tjetër i Red Bull-it, Sergio Perez zuri vendin e fundit në podium në Hungari.

Të ngjashme