Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokratike, Vesel Krasniqi, ka vizituar fermën “Urani FARM”, e cila është shpallur ferma e vitit për modelin e saj të zhvillimit perëndimor dhe përkushtimin e familjarëve në menaxhimin e saj.
Me mbi 100 gjedha dhe një fokus në prodhimin e qumështit dhe majmerit, “Urani FARM” është një shembull i suksesshëm i mundësive që ofron Kosova për zhvillimin e bujqësisë.
Krasniqi u shpreh se mbështetje e fermave si kjo është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe premtoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur bujqit e Kosovës.