Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, në ShBA.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë ky sulm ishte i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin.
Ai ka thënë se nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë.
Postimi i plotë:
Sulmi terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin.
Terrorizmi global po synonte të cënonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera.
Kjo ditë, është ditë e kujtimit për mijëra viktimat e pafajshme, ditë e solidaritetit me familjet që humbën më të dashurit e tyre në vendin mik, ShBA-në.
Njëherësh është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve që kjo tragjedi të ketë sa më pak pasoja.
Nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë, ndërsa qytetarët dhe shteti ynë iu bashkuan me vendosmëri aleancës globale kundër terrorizmit.
Kosova do të gjendet gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Zoti e bekoftë popullin e saj.