Kryeparlamentari Kadri Veseli ka replikuar me deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhiku sa i përket cështjes së veteranëve.
Kryetari i Kuvendit ka thënë se akuzat që bëjnë deputetët për fryrje të listave, duhet të adresohen me emra e jo të bëhet fushatë.
Debati nisi kur Abdixhiku akuzoi se janë hequr paratë nga sigurimet shëndetësore për veteranët.
Veseli i tha Abdixhikut se ‘ti e urren UÇK-në’, dhe për këtë flet kundër saj.
Kryetari i Kuvendit tha se listat e vetarënëve janë fryer dhe ka thënë se ka qenë i vetmi që ka kërkuar nga propkuroria që të hetojë mënyrën se si janë hartuar listat.
Kur Abdixhiku e akuzoi Veselin se edhe ai ka kontribuar për këto fryerje, Veseli e ftoi Abdixhikun që të shkojë në prokurori e ta gjejë një emër që ka hyrë në listë me rekomandim të kryetarit të Kuvendit.
Duke e sfiduar publikisht, Abdigjiku u tërhoq nga ballafaqimi.
Nuk është rasti i parë që deputetë të rinj të LDK-së bëjnë akuza ndaj UÇK-së, por në mandatin e ri legjislativ kryeparlamentari Veseli po i përgjigjet secilës akuzë pasi siç ka thënë ai nuk do të lejojë që deputetët të shpifin e fyejn luftën çlirimtare.
Madje Veseli së fundmi ka paralajmëruar nxjerrjen e Vetingut përmes së cilit do të njohet e kaluara e secilit politikan dhe familjeve të tyre.
Kjo pasi sipas Veselit shumë deputetë që akuzojnë e fyejn në Kuvend janë e keqja më e madhe në Kosovë.