Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e çlirimit të Skenderajt, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Veseli po ashtu ka përuruar rrugën unazore të sapo përfunduar me emrin “17 shkurti”.
“Në ditën e çlirimit të Skënderajit, bëra një vizitë në Prekaz, në fshatin që historia e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri. U përula me mall e nderim para varreve të bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre na mundësuan shtetin e pavarur që gëzojmë sot. Po ashtu pata kënaqësinë që të përuroja rrugën unazore të sapo përfunduar, së cilës i është vënë një emër i bukur e shumë domethënës, 17 shkurti.”, ka shkruar ai në facebook.