Veseli: Buxheti 2.3 miliardë € i hap rrugë zhvillimit të krejt sektorëve

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 02:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2019 nga deputetët.

Ai ka thënë se buxheti prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit.

“Edhe një vendim i rëndësishëm për vendin nga Kuvendi i Kosovës. Buxheti për vitin 2019 prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Falemnderit të gjithë deputetëve. Urime të gjithë qytetarëve”.

Të ngjashme