Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në debatin për demarkacionin me Malin e Zi tha se organizimi i këtij debati është mënyra se si duhet të funksionojë shoqëria kosovare, me fakte e me argumente.
Ai ka theksuar se Kosova do t’iu tregoi vendeve të rajonit se dimë si ta udhëheqim shtetin. Kryetari i Kuvendit tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që brenda institucionit të zgjedhur të popullit të ballafaqohen argumentet.
“Kjo ditë është e veçantë kemi kaluar një vit të plotë i cili nuk ka qenë shumë i lehtë. Kemi të bëjmë me një marrëveshje, e cila ka qenë shumë e rëndësishme se cili është shënjimi kufirit, unë i falënderoj gjithë pjesëmarrësit kjo është mënyra se si duhet të bisedojmë dhe si të ballafaqohemi me fakte dhe argumente”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se këtë nuk duhet ta bëjnë për vete por, për ata të cilët u besojnë që me punën e tyre punojnë për interesat e tyre për mbrojtjen e identitetit të qytetarëve tanë.
“Kjo është një mundësi e mirë që brenda Kuvendit të ballafaqohen argumentet të cilat janë rreth çështjes së kufirit dhe të tregojmë se ne jemi te zotët të marrim gjitha përgjegjësit për vendin tonë synojmë të përçojmë mesazhin të fqinjët tanë për të treguar se i kemi raportet shumë të mira. Mali i Zi është një nga shtetet e para që e ka njofto Kosovën si shtet”, ka thënë Veseli.