Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, raporton Ekonomia Online.
Veseli tha se është obligim i institucioneve që të përkrahen njerëzit të cilët janë inovativ dhe krijojnë vende pune.
“Targeti kryesor janë të rinjtë që janë aseti më i jashtëzakonshëm i Kosovës, orientimi ynë është ekonomia e lirë e tregut është e vetmja shpresë i një ekomomike shoqëria të ketë një prosperitet dhe transformim në shoqëri moderne me njerëz të rinj e inovativ që e zhvillojnë vendin”, tha Veseli.
“Institucionet e kanë obligim me përkrahë njerëz që kanë ide dhe ndërmarrs që mund të krijojnë punësim”, tha ai.
Veseli tha se okupatori serb 20 vjet më parë luftoi që të zhdukte qenien shqiptare, por tani Kosova po zhvillohet dhe kjo po bëhet me ndihmën e të gjithëve.
“Kosova jonë para dy dekadave ka pas një tendencë për zhdukje fizike të qenies tonë ka qenë shkatërrim total i ekonomisë industriale dhe familjare, jemi duke ecur në drejtimin e duhur ka shumë gjëra që duhet bërë më mirë ato duhet bërë vetë të ndalim egon në një moment të caktuar të qytetarëve tanë të bartësve që kanë pushtet”.
“…këtë mund ta bëjmë bashkë sepse kjo nuk ndahet kemi njerëz që janë të ngopur dhe të pa ngopur ata që duhet dërguar në burg, ata që kanë dashni për ketë vend dhe jo me manipuluar në të keqen ata duhet të i jepet perspektivë”.
“Ne kemi arrit suksese të jashtëzakonshme që rrethanat që kemi qenë por kemi resurset e jashtëzakonshme me ecë përpara ajo është Evropa perëndimore, BE dhe integrimi në NATO. Duhet të kemi më shumë besim në shtet e vetvete dhe duhet shfrytëzuar potencialet”.
Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi tha se ky fond ka një buxhet prej 1 milion eurosh.
“Ky program i quajtur si fondi rinor ka buxhet rreth 1 milion euro që shpërndahen në disa komponetetë, por që e kanë një qëllim që sa më shumë të rinj të jenë përfitues nga programi i MKRS-së”.
“Ky është lansim për herë të parë kemi pas një pilot projekt me 70 të rinj që kanë hap disa ndërmarrje të vogla dhe jam i lumtur si ministër që po arrijmë brengën e te rinjve tanë që kanë të bëjnë me punësimin ne ndihmojmë”.
“MKRS-ja nuk ka pasur një buxhet të tillë në të kaluarën jam i lumtur që buxheti nga 21 milionë na ka shkuar në 45 milionë që kemi rritje prej 115% vetëm për pak muaj sa jam unë në krye të ministrisë e kemi riorientuar gjithë programin e MKRS-së për të rinj nuk ka financim në Kosovë me pak organizata me nga 1 mijë euro, por jemi të fokusuar në organizata të fuqizime që ndihmojnë rinisë në fuqizim dhe zhvillim”.
Në fund Veseli bashkë me Gashin shpërndanë kontrata për përfituesit e këtij fondi.