Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka dënuar ashpër rastin në Drenas. Sipas tij, ky është rast i pamoralshëm dhe është abuzim i pozitës zyrtare, raporton Ekonomia Online.
“Ky është rast i rëndë i pamoralshëm dhe në vende ndërkombëtare quhet pedofili është abuzim i pozitës zyrtare ne si shoqëri dhe institucione kemi fuqi mu përballur me njerëz të tillë që e dëmtojnë imazhin e shtetit dhe e dëmtojnë etikën tonë nacionale”, u shpreh Veseli.
Sipas Veselit, këto gjëra nuk do të tolerohen, andaj do të ketë edhe debat në lidhje më këtë.
“Të i mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve që nuk mund të gjej shprehje me shpreh mllefin për vepra të tilla, por të i mbrojmë njerëzit që bëjnë punë të mirë e institucionet si është policia që bien ne krye te detyrës për të mbrojtur rendin dhe institucionet tjera si mjekët tanë që janë të jashtëzakonshëm në shpëtimin e qytetare dhe mos të i dëmtojnë për dikë që e meritojnë me shku deri ne fund gjyqësia e shoqëria të distancohen dhe të i ndihmojnë institucionet që njerëz të tillë të marrin dënimin e merituar. Nuk e largon nga përgjegjësia askënd që të kenë abuzim me pozitën zyrtare, etiken. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin, institucionet tona dhe të drejtat tona”, shtoi Veseli, raporton Ekonomia Online.
Këto komente, Veseli i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që të ketë seancë në lidhje me dyshimet se ndaj një të miture në Drenas është kryer abuzim seksual nga mësuesi i saj dhe zyrtari policor.