Veseli: Drenica në raund të dytë të votimeve, kjo është demokracia

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 15:15 | Nga

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore për balotazhin që do të zhvillohet këtë të diel në komunën e Drenasit, ka theksuar se kjo fushatë do të kurorëzohet me fitoren e kandidatit Ramiz Lladrovci.

Ai para shumë të pranishmëve tha se shkuarja në balotazh është pjesë e demokracisë, por shprehu bindjen se kandidati Ramiz Lladrovci do të triumfojë në balotazh kundrejt atij të Nisma-s

“Unë e di se të gjithë ne pyesim se çfarë na u deshtë ky raundi i dytë. Por kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet me u gëzu ngapak edhe oponentët tanë politik, por jo tepër mase e për t’u hidhëruar pastaj pas 1 jave. Besoj se ata do të jenë dinjitoz dhe më 18 dhjetor ta pranojnë rezultatin dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit e të mos shpërndajnë fyerje e akuza atëherë kur atyre nuk ju pëlqen”.

Gjatë mandatit të qeverisjes nga ana e PDK-së, Veseli tha se do të përmirësohet dukshëm infrastruktura dhe në përgjithësi standardi i banorëve të kësaj komune.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm me kryetarin e ri të Drenasit Ramiz Lladrovci që të punojmë dhe të mendojmë edhe më shumë për atë fshatarin atje larg që ende nuk e ka të rregulluar infrastrukturën më normale jetësore të cilën duhet ta ketë. Duke menduar edhe për ato familje të cilat kanë nevojë për fushën e punësimit, edukimit dhe shëndetësisë më të avancuar sesa deri më sot”.

Ai ka thënë se pushteti jepet nga populli, duke ftuar të gjithë votuesit potencial që të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj Ramiz Lladrovcin.

“Unë si kryetar i PDK-së do ta pranojë çdo kritikë e cila ka të bëjë veçanërisht me përmirësimin e Partisë Demokratike. Dhe është e detyrueshme për çdo zyrtarë të PDK-së sepse nuk do të ketë pashallëçe për askënd. Pushteti jepet nga populli dhe duhet të kthehet në mënyrë të ndershme tek populli. Andaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallime partiake që më 18 dhjetor të votojnë Ramiz Lladrovcin dhe unë do të jem garant i gjitha projekteve që do të realizohen në Komunën e Drenasit”, tha Veseli tha Veseli gjatë hapjes së fushatës së PDK-së në Drenas.

15536931_10206939554522175_2009351176_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme