Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, e ka quajtur “yll” të opozitës shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, raporton Ekonomia Online.
Këtë përgjigje Veseli e dha pasi Hoti, tha se Qeveria është fajtore për mosliberalizimin e vizave, duke shtuar se edhe ai duhet të flas diçka.
“Avdullahi duhet me fol diçka është opozitë, është bërë ‘yll’ i opozitës. Vizitën e Putinit në Serbi merreni si diçka me opozitën, ne jemi me ShBA”.
“Në vizitën e Putinit në Serbi, janë të njëjtat mesazhe që i janë thënë edhe presidentit Thaçi dhe nga kjo vjen se Rusia është drejt njohjes së Kosovës”.