Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur nga qindra qytetarë në lagjen Zhabarë të Mitrovicës, para të cilëve ka paraqitur platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.
Veseli tha se Mitrovica më shumë se çdo qytet i Kosovës ka nevojë për kujdes të veçantë nga Qeveria, ka nevojë për një fillim të ri që i garanton bashkim, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë dhe gratë.
Lideri i PDK-së tha se qytetarët e Mitrovicës kanë nevojë që të kenë një adresë të fuqishme politike, ndërsa i ftoi që më 11 qershor të gjithë të dalin të bashkuar në zgjedhje dhe të bëhen pjesë e Fillimit të Ri, si platforma më e rëndësishme e cila do të ketë prioritet të veçantë qytetin e Mitrovicës.
“ Mitrovica ka nevojë për adresë politike. Mitrovica ka nevojë, jo me u përmend në Prishtinë, por ka nevojë me qenë vet në Prishtinë. E për me qenë në Prishtinë vet, për me qenë adresë politike, për Mitrovicën dhe mitrovicalitë tanë, është Partia Demokratike e Kosovës, të jeni të bindur”, tha Veseli.