Veseli: FSK-ja është nderi dhe krenaria e Kosovës

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 09:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ceremoninë e hapjes së seancës të parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët”, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, falënderoi KFOR-in për punën e bërë në Kosovë.

Veseli e cilësoi NATO-n monument të lirisë dhe të mbijetesës fizike, raporton Ekonomia Online.

“E gjitha kjo është bërë e mundshme falë profesionalizimit tuaj që ka ardhur falë partneritetit dhe dua të falënderoj gjeneralët e NATO-s”.

“Falënderoj KFOR-in që ka bërë punë të jashtëzakonshme që ne nuk do të harrojmë kurrë, për ne NATO është monument i lirisë tonë dhe mbijetesës fizike”.

Kryeparlamentari Veseli tha se FSK-ja është nderi dhe krenaria e Kosovës, raporton EO.

“Ne në Kuvendin e Kosovës kemi procedu 3 ligje të nevojshme, kemi miratuar do lëvizim bashkë me partneritet, nuk po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme dhe do të jemi me ju”.

“FSK do jetë krah i fuqishëm i juaji. Ju ftoj edhe sot të na ndihmoni, t’i përkrahni këta djem dhe vajza. Për ne FSK-ja është nder dhe krenaria e Kosovës, janë njerëzit më të sjellshëm të Kosovës dhe bëjnë punën e vet të heshtur dhe i shërbejnë vendit të vet dhe partneritetit”.

 

Të ngjashme