Ai ka thënë për Klan Kosovën se ligji për Trepçën ishte më i miri i mundshëm dhe se është i favorshëm për rifunksionalizimin e gjigantit metalurgjik të Kosovës.
Ndërsa për komentet e Ministrit Serb në Qeverinë e Kosovës Ljubomir Mariq, se lista serbe mund ta braktisë koalicionin qeveritar, Veseli nuk ka komentuar fare.
Këto deklarime, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë nga Llapushniku, ku mori pjesë në shugurimin e kishës katolike “Shën Abraham”.