Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, ka komentuar çështjen e ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, i cili është aktori kryesor i publikimit të përgjimeve.
Veseli në një konferencë për media ka theksuar se në të kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa të shtetit.
“Dëshiroj të përçoj një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës se është mirë që gradualisht ta respektojmë njëri-tjetrin më shumë dhe askush të mos jetë mbi ligjin”.
“Është mirë që gjykimin politik t’ia lëmë gjykimit juridik. Presim vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë çështje. Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet. Asnjë zyrtar i PDK-së nuk do të qëndrojë në PDK duke iu bishtnuar drejtësisë. Grabovci do t’i përgjigjet drejtësisë”, ka thënë Veseli.