Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka zgjedhur ta nisë ditën me një mëngjes të lehtë në Prishtinë.
Sot ai ka shkuar në furrën “Tanore” në kryeqytet ku edhe ka provuar byrekun që përgatitet aty. I pari i Kuvendit të Kosovës ritheksoi se është koha që të fuqizohen bizneset e vendit, të fuqizohen qytetarët e Kosovës, veçanërisht gratë dhe të rinjtë.
Veseli ritheksoi se thelbi i platformës “Fillimi i Ri” do të jetë fuqizimi i bizneseve kosovare, fuqizimi i grave dhe të rinjve, por edhe integrimi i plotë euro-atlantik i vendit.
“Tek ne thonë “kazma në dorë, buka në gojë”. Hëngra burek me pronaren Adelinën dhe punëtoret e një furre të mirë prishtinase. Kanë filluar me një shitore të vogël, sot kanë punësuar mbi 30 persona dhe ushqejnë gjysmën e qytetit. U pajtuam se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, vendime të mëdha dhe punë të ndershme”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook për vizitën në këtë furrë buke.